Ministri i Mbrojtjes Peleshi në takimin me homologët pjesë e NATO-s: Në fokus lufta në Ukrainë

Ministri i Mbrojtjes së vendit tonë Niko Peleshi mori pjesë në takimin dyditor të homologëve në vendet të Aleancës, që u mbajt në Selinë e NATO-s në Bruksel. Fokusi i diskutimeve ishte lufta në Ukrainë, e cila javën që vjen shënon 1- vjetorin e fillimit të saj. Përfaqësuesit e lartë të vendeve të Aleancës theksuan nevojën urgjente për më shumë mbështetje me sisteme armatimi, tanke, artileri dhe municione të kalibrave të ndryshëm me qëllim mbrojtjen e Ukrainës nga agresioni rus.

Këto çështje u adresuan edhe gjatë takimit të veçantë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që u mbajt para fillimit të takimit të ministrave të Mbrojtjes, në selinë e NATO-s, ku pjesë ishte gjithashtu edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.  Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës z. Jens Stoltenberg theksoi rëndësinë e rritjes së furnizimeve me armatim dhe municione për Kievin, në një kohë mjaft kritike për fatin e luftës atje.

Ministri Peleshi e vlerësoi këtë takim si mjaft të rëndësishëm, në një moment kritik për mbrojtjen dhe sigurinë e Aleatëve, duke vlerësuar popullin ukrainas për kurajon dhe vendosmërinë e treguar, si dhe lidershipin e qeverisë, ndërsa po i afrohemi përvjetorit të parë të fillimit të luftës. Gjatë takimeve në Bruksel, ministri Peleshi i shprehu ngushëllimet homologut turk, për jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues që preku Turqinë dhe Sirinë javën e kaluar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *