Ministri i Financave, Ervin Mete takohet me të Ngarkuarin me Punë të SHBA në Tiranë

Ministri i Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete është takuar me të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, David Wisner.

Në fokus të bisedimeve ishte thellimi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rritja e mëtejshme e investimeve amerikane në vendin tonë.

Ministri Mete gjatë takimit vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme amerikane në zbatimin e reformave të nisura në një sërë sektorësh, përfshirë mbështetjen financiare të USAID.

Ervin Mete dhe David Wisner ndanë interesin e përbashkët për të rritur bashkëpunimin dhe marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

Ministri i Financave theksoi se qeveria shqiptare mirëpret rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri, në sektorë prioritarë të ekonomisë.

Gjatë takimit u vlerësua edhe mbështetja financiare që qeveria e SHBA-ve jep për vendin tonë përmes USAID, në fusha si energjia, infrastruktura e bujqësia, me kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Që nga viti 1992, USAID, siç njofton zyrtarisht në faqen e tij zyrtare, ka investuar mbi 500 milionë dollarë në Shqipëri, duke dhënë mbështetje në disa sektorë prioritarë.

E pranishme në këtë takim ishte edhe Drejtuesja e Lartë e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), zj. Mischere Kawas.

të Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete është takuar me të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, David Wisner.

Në fokus të bisedimeve ishte thellimi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe rritja e mëtejshme e investimeve amerikane në vendin tonë.

Ministri Mete gjatë takimit vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme amerikane në zbatimin e reformave të nisura në një sërë sektorësh, përfshirë mbështetjen financiare të USAID.

Ervin Mete dhe David Wisner ndanë interesin e përbashkët për të rritur bashkëpunimin dhe marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

Ministri i Financave theksoi se qeveria shqiptare mirëpret rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri, në sektorë prioritarë të ekonomisë.

Gjatë takimit u vlerësua edhe mbështetja financiare që qeveria e SHBA-ve jep për vendin tonë përmes USAID, në fusha si energjia, infrastruktura e bujqësia, me kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Që nga viti 1992, USAID, siç njofton zyrtarisht në faqen e tij zyrtare, ka investuar mbi 500 milionë dollarë në Shqipëri, duke dhënë mbështetje në disa sektorë prioritarë.

E pranishme në këtë takim ishte edhe Drejtuesja e Lartë e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), zj. Mischere Kawas.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *