Ministri Çuçi: E patolerueshme dhuna që ushtruan ndaj efektivëve tanë

Ministri i Brendshëm Bledi Cuci në një konferencë për mediat foli për kontrollin e ushtruar nga Policia e Shtetit në kampin MEK. Çuçi e quajti të patolerueshme dhunën që ata kanë ushtruar ndaj policisë së shtetit.

Për të sqaruar disa aspekte në kontrollin që është ushtruar sot në MEK. Dua t’iu them që ndihem i keq ardhur edhe madje i indinjuar me reagimin e anëtarëve të organizatës MEK ndaj policisë së shtetit gjatë aksionit. Ndihem i keqardhur se Shqipëria u ka ofruar gjithçka që lidhet me strehimin e tyre për qëllim humanitar sipas marrëveshjes. Iu ka ofruar ndihmë, siguri, madhe iu ka ofruar edhe mbrojtje ndaj kërcënimeve që vinin nga shërbimet sekrete të Iranit. Ata për më shumë se 3 mijë ditë kanë jetuar në siguri të plotë në garancinë tonë. E paimagjinueshme dhuna dhe reagimi që kanë bërë ndaj Policisë së Shtetit.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se muxhahedinët thyen kodin e mikpritjes shqiptare dhe u shpreh i keqardhur

“Kemi pasur shqetësim për mosrespektim të marrëveshjes. Aktiviteti i tyre politik kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen e SPAK e cila ka nisur më shumë se një çështje penale me këtë gjë. Asnjë nuk ka të drejtë të kundërshtojë vendimet e gjykatës” deklaroi Çuçi

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *