Meta për protestën në Kosovë: UÇK është e shenjtë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me protestën e qytetarëve të Kosovës. Këta të fundit organizuan një tubim në mbështetje të drejtësisë për UÇK-në.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Meta u shpreh se “UÇK është e shenjtë, ashtu si drejtësia”.

Ai shkroi se çdo shqiptar do të kërkojë drejtësi për këtë çështje dhe shpreson që ‘luftëtarët e lirisë’ të kthehen të lirë nga Haga.

Reagimi i Metës:

Sot dhe gjithmonë çdo shqiptar do të kërkojë Drejtësi dhe vetëm Drejtësi.

UÇK-ja është e shenjtë, ashtu si liria.

Përshëndes qytetarët e Kosovës që sot pa dallim partie kanë dalë në mbështetje të Drejtësisë.

Shpresojmë që të na kthehen të lirë, sa më shpejt, luftëtarët e lirisë që po gjykohen në Hagë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *