Meta nga Shkodra: Fitorja e opozitës në këtë qark do të jetë 5-0

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mbështetës të opozitës në qarkun e Shkodrës. Gjatë fjalës së tij ai ka deklaruar se Shkodra në 14 maj do të fitojë më bindshëm se sa në 6 mars. Meta theksoi se qeveria e ka lënë qytetin pa Drejtori Arkivi, Gjykatë Apeli, Gjykatë Administrative dhe shumë institucione të reja. Po ashtu, Meta ka shtuar se fitorja e opozitës në qarkun e Shkodrës do të jetë 5-0.

Pjesë nga fjala e Metës: “Bashkë fitojmë në mënyrën më spektakolare në të gjithë Shqipërinë, frymëzimi i fitores është Shkodra e 6 marsit që e vetme e rrethuar nga të gjitha anët nuk u dorëzua por qëndroi në krah të lirisë demokracisë e interesit kombëtar. Në 14 maj e gjithë Shqipëria do të bëhet Shkodër. Shkodranët do ta dënojnë në mënyrën më plebishitare se Rilindja ka bërë gjithçka për të zhbërë Shkodrën si një nga qendrat më të mëdha të vendit tonë. Kam një pyetje për të gjithë ju, mund ta përfytyronte dikush që Shkodra të mos ketë sot Drejtori Arsimi? Kush mund t’ia bënte Shkodrës këtë gjë? Këtë e Bëri Rama dhe Rilindja e tij. Shkodra që është ujëmbledhësi më i madh në Ballkan të mos ketë as Agjenci ujërash as Bordin e Kullimit.

Këtë e bëri vetëm Rilindja e Ramës. Shkodra kryeqendër të mos ketë Drejtori Arkivi, Gjykatë Apeli, Gjykatë Administrative, veprime të marra për të ulura peshën administrative, politike të Shkodrës. Shkodrën e ruajti Zoti më 6 mars dhe në 2019 se për besimin Shkodra ka sakrifikuar shumë. Do të kishte falimentuar edhe bashkia e Shkodrës nëse do të ishte në duart e tyre, siç falimentoi Kavaja, Vora. Jepni mesazhin tuaj duke votuar kundër monizmit më 14 maj. Rinia e Shkodrës nuk ka çmim, e ka vendin këtu, jo jashtë vendit. Jam i bindur se pas 14 majit nis epoka e llogaridhënies. dhe ne marrim mësimin se një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *