Meta nga Berati: Qeveria rrit taksat pa dhënë llogari

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka prezantuar sot kandidatin e dalë nga koalicioni me Berishën për Bashkinë e Beratit, Zija Ismaili.

Gjatë fjalës së tij Meta ka akuzuar qeverinë se ka çdo pushtet, është arrogante dhe se injoron interesat e qytetarëve. Kreu i PL-së, shprehu bindjen se do të fitojnë me këtë kandidaturë. Gjithashtu Meta komentoi edhe koalicionin me Berishën.

“Keni parë ato mostrat e betonit, po nuk ndodhin vetëm në Berat, ndodhin në të gjitha vendet. Sepse për fat të keq, rilindja nuk ka ndjeshmëri për traditën, për historinë apo për trashëgiminë kulturore. Rilindja ndjen kënaqësi kur mbi këto vlera zhvillon korrupsionin e vetë katastofrik. Unë besoj se me doktor Ziain do t’i kthejmë Beratit transparencën e munguar në drejtimin e bashkisë, frymën e gjithë përfshirjes. Janë rritur 50-100% taksat. Rritet taksat po s’bëhet asgjë. Nga vijnë? Nga arroganca. 4 vjet rilindja i kishte të gjitha dhe çfarë bëri? Rriti arrogancën, korrupsionin dhe injoroi qytetarinë beratase, ekspertët, profesionistët. Jam i sigurt që kjo do të marrë fund. Ne nuk jemi më të varfër se Kosova, por atje qeveria i gjen lekët. Rritja e pensioneve ka qenë më e lartë kur qeveriste Berisha.”– tha Meta.

Kreu i PL-së, e konsideroi si bashkim për ndryshim e jo për pushtet koalicionin me Berishën. Edhe pse me një karrierë të gjatë në politike, dikur kundërshtarë dhe pjesë e posteve më të lartë në qeveri, Meta thotë se ky çift politik vjen sepse shteti ka nevojë për ta, pasi sipas tij ata do të ofrojnë një model në Shqipëri, që mesa duket, mungon.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *