Meta i shqetësuar: Propaganda e të ushqyerit me lugën bosh dhe videot 3D, na rendisin pas Gjermanisë

Në ditën ndërkombëtare të Punëtorëve, presidenti Meta ka ngritur shqetësimin në lidhje me nivelin e pagës në Shqipëri në raport me vendet e rajonit dhe Europës. Kreu i Shtetit thotë në shenjë këmbane alarmi se fuqia punëtore e kualifikuar vazhdon të largohet masivisht.

Largimet masive vijnë për shkak të mungesës së të ardhurave të mjaftueshme, të kushteve më të mira e më dinjitoze të punës, dhe për një të ardhme më të sigurtë. Meta e mbyll mesazhin e tij duke thënë se propaganda e të ushqyerit me lugën bosh dhe e suksesit ekonomik me video 3D, na rendit sot pas Gjermanisë. Për fat të keq, shumë mjekë, infermierë dhe specialistë po zhvendosen në Gjermani dhe në vende të tjera të BE, për një jetë më të mirë.

Statusi nga Meta

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, edhe këtë vit, e gjen Shqipërinë me nivelin më të ulët të pagës në rajon dhe në Europë, ndërkohë që fuqia punëtore e kualifikuar vazhdon të largohet masivisht, në mungesë të të ardhurave të mjaftueshme, të kushteve më të mira e më dinjitoze të punës dhe pa shpresë për një të ardhme të afërt më të sigurt.

Tërmeti dhe pandemia, me efektet e tyre negative dhe afatgjafa në ekonomi, mbyllën me mijëra vende pune, kryesisht biznese të vogla e të mesme, duke e dëmtuar rëndë mirëqenien e familjeve të punëtorëve të thjeshtë, thelluar ndjeshëm mjerimin në shoqëri dhe frenuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Propaganda e të ushqyerit me lugën bosh dhe e suksesit ekonomik me video 3D na rendit sot të dytëve pas Gjermanisë, por është fakt se shumë mjekë, infermierë dhe specialistë po zhvendosen në Gjermani dhe në vende të tjera të BE për një jetë më të mirë.

Ndërsa kjo situatë duhet të shërbejë për një reflektim të thellë dhe kur niveli i popullsisë që jetojnë me 5.5 USD/ditë është rritur me 41.5% është koha të veprojmë të gjithë së bashku për të dëgjuar zërin e punëtorëve, duke rritur mirëqenien dhe drejtësinë sociale të munguar.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *