Mes lotësh, Dea kërkon falje pas deklaratës për fëmijët jetim

Banorja e Big Brother VIP Albania, Dea Mishel, është komentuar shumë për një video që ishte publikuar teksa ajo bullizonte fëmijët jetim.

“Fëmijët jetim kur ju kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion?”, ishte shprehur Dea.

Asokohe kjo deklaratë u shoqërua me reagime të ashpra kundër saj.

Së fundmi, me një fjalim në shtëpinë e BBV, mes lotësh ka kërkuar falje.

“Kam folur për fëmijët që janë rritur pa prindër. Ndonjëherë kur kam një mërzi apo stres, më kap një ngërç emocional që nga serioziteti unë i kthej gjërat me të qeshur dhe është dukur sikur unë jam tallur me fëmijët që janë rritur pa prindër. Portalet e kanë prerë dhe është përfolur për një kohë shumë të gjatë. Unë e kam vuajtur shumë sepse nuk dua të vras dikë me fjalët e mia”,– shprehet ajo.

Ajo tha se ka kërkuar falje por nuk i është pranuar, madje dhe i “janë kthyer shumë më keq”.

Më herët ajo ka treguar se arsyeja më e madhe pse ishte në BBV është që t’ju kërkojë ndjesë gjithë njerëzve dhe të bëjë diçka për rastin e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *