Merrte rryshfet për kalime të paligjshme, arrestohet inspektori në Portin e Durrësit

Një inspektor i Portit të Durrësit ka përfunduar në pranga këtë të martë, pasi akuzohet për korrupsion. Mësohet se është arrestuar Njazi Rexhepi, 57 vjeç. Në njoftimin e bluve sqarohet se 57-vjeçari lejontë hyrje-dalje të qytetarëve që kishin shkelur Shengen kundrejt parave, të cilat varionin nga 50 deri në 100 euro.

Këto ndërveprime korruptive të dokumentuara gjatë hetimeve, kryheshin në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, përfshi edhe raste të lejimit të kalimit të shtetasve të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, apo automjeteve, pa ju nënshtruar regjimit doganor.

Gjithashtu, në funksion të këtij procedimi penal, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurimit personal “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për shtetatasin E. S., 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *