Merrni çadrat me vete, reshje të dendura shiu sot!

Masat ajrore polare dhe frontet e ftohtë të njëpasnjëshëm që tashmë kanë përfshirë territorin tonë do të na shoqërojnë në pjesën më të madhe të kohës edhe gjatë kësaj jave. Sipas parashikimit nga SHMU, ditën e martë do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive. Bora do të jetë prezente në veri, verilindje dhe juglindje kryesisht me intensitet deri mesatar në zonën e Bajram Currit, Kukësit, Peshkopisë dhe Korçës.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut 2-9m/s, hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi 13-25m/s duke u bërë problematike. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-5ballë.

Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore, si dhe mjegull e mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut e të borës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *