‘Merr makinën dhe futu në arkivol…’/ Tjetër aksident në Lezhë, FIAT-i përplas motorrin. Plagosen babë e bir

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në kryqëzimin e Tales. Një automjet është përplasur me një motorr. Drejtuesi i motorrit është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës në gjendje të rëndë shendetësore. I plagosur ka mbetur edhe një fëmijë që udhëtonte në motorr me babain e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të dëmtuar.
Policia ne vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tales” mjeti tip “Fiat ” është përplasur me një mjet motoçikletë, ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe fëmija i tij i mitur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të dëmtuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *