Merr fund ‘lufta’ kundër hartës së re gjyqësore, avokatët rikthehen në Gjykata

Avokatët e Elbasanit dhe të Korçës, janë rikthyer sot në seancat gjyqësore për zhvillimin e masave të sigurisë, pas mbarimit të afatit 10-ditor të bojkotit të tyre kundër hartës së re gjyqësore.

Mësohet se Dhoma Kombëtare e Avokatisë do mblidhet sërish për të vendosur në lidhje me seancat gjyqësore. Kujtojmë se harta e re gjyqësore do të sjellë në vend do të ketë një Apel kombëtar nga 6 që janë aktualisht.

Ndërsa gjykata të shkallës do të jenë 13 nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *