Merr flakë bombola në një kopsht në Tiranë

Një bombol gazi ka marrë flakë në kuzhinën e një kopshti në Tiranë. Ngjarja është raportuar mesditën e sotme, në një kopsht në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme të vogla materiale. Flakët e zjarrit janë shuar nga shërbimet e zjarrfikëses.

Këto janë të dhënat paraprake nga burime jo zyrtare, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *