Mëngjesi i acartë, dreka me temperatura pranvere! Moti për ditën e premte 6 janar 2022

Edhe për ditën e sotme (në një mënyrë jo të zakonshme për stinën) vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Për shkak të masave ajrore të thata dhe vlerave të larta të presionit atmosferik moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta e mesatare kalimtare.

Për shkak të një kushti të veçantë meteorologjik (pa hyrë në detaje) në zonat luginore dhe jo vetëm pritet të ketë mjegull të dendur / mjegullinë dhe shikim tepër të reduktuar.

Temperaturat në vlerat e mesditës vijojnë te jenë relativisht të larta ndërsa ato të mëngjesit pothuajase në vlera të stinës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *