Memaliaj/ Kultivonte kanabis, procedohet penalisht kryeplaku i fshatit

Vijon kontrolli i territorit, nga toka dhe ajri, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Përparimaj, Memaliaj. Procedohet penalisht kryetari i këtij fshati, për shpërdorim detyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në fshatin Përparimaj, Memaliaj, në një zonë të pyllëzuar, kanë gjetur të kultivuara 37 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuar me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin P. H., 66 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Përparimaj, Memaliaj, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *