Ish-ministrja Denaj përfundon dëshminë e saj në SPAK

Pas rreth 2 orësh, ish-ministrja e Financave, Anila Denaj ka përfunduar marrjen në pyetje nga prokurorët e SPAK për koncesionin e sterilizimit.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, Denaj ka thënë se është pyetur si një person që ka dijeni në lidhje me këtë koncesion gjatë kohës që ka qenë drejtoreshë e Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Financave në vitin 2014.

Edhe pse i janë drejtuar pyetje të tjera për të mësuar më shumë rreth dëshmisë së Denajt në SPAK, kjo e fundit nuk ka preferuar që të jepë më shumë detaje.

Denaj: Jam pyetur për informacion që kam dijeni gjatë kohë që kam qenë drejtoreshë e Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Financave në vitin 2014 në kohën që ky koncesion ka qenë në diskutim. Ky nuk është momenti për të dhënë më shumë detaje.

Më herët, po për këtë koncesion është marrë në pyetje edhe ish-ministri i Shëndetësisë, zoti Ilir Beqja si dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë për të parë mënyrën dhe kronologjinë e miratimit të këtij koncesioni, i cili është alokuar disa vite më parë nga ministria e Shëndetësisë.

Prej kohësh, prokurorët e SPAK e kanë cilësuar koncesionin e sterilizimit, si një nga çështjet më të nxehta, të cilave u duhet dhënë një zgjidhje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *