Melinda Ademi dhe Finem në një lidhje? Ja e vërteta…

Nuk është hera e parë që pas një bashkëpunimi midis dy emrave të njohur të showbizi-t të përflitet edhe për ndonjë lidhje dashurie. I fundit ishte rasti i Melinda Ademit dhe Klejdi Dogjanit, i njohur si Finem. E gjitha filloi pak kohë më parë kur reperja postoi disa foto në Instagram dhe u vunë re komentet mes saj dhe Finemit që dukeshin si disa mesazhe të ëmbla dashurie. “Coco Chaneli,”-shkruante Finem poshtë fotove të Melindës që kjo e fundit i kishte shoqëruar me mbishkrimin “”I love you” me m’thon”.

“Ta bëj jetën pikante,”-replikoi këngëtarja.

Ndonëse fill pas kësaj u lançua bashkëpunimi i tyre i parë “Milano”, thashethemet se dyshja janë në një lidhje nuk u shuan.

Së fundmi, kanë qenë burime për “Prive”, në rubrikën e saj “E vërtetë e pavërtetë”, që ndër të tjera janë shprehur se mbase një miqësi e mundshme midis tyre mund të ekzistojë, por për një romancë as që bëhet fjalë.

Kujtojmë që prej dy javësh Melinda Ademi dhe Finem po shijojnë suksesin e këngës së tyre “Milano”, e cila ka arritur në mbi 5 milion klikime në platformën ‘Youtube’. Duket se fansat e dyshes e kanë pritur mjaft mirë këtë projekt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *