Megyn Kelly ‘shpërthen’ ndaj familjes Kardashian: Më neveritet kur shoh gjoksin dhe të pasmet e tyre kudo

Prezantuesja e njohur Megyn Kelly, ka deklaruar se familja Kardashian është “një forcë për të keqen” duke thënë se janë përgjegjëse për fokusimin tek egoja, klikimet, pëlqimet dhe ndikimin që kanë në shoqëri. Prezantuesja televizive, vuri në shënjestër familjen e reality-show-t, të kryesuar nga Kris Jenner, në një episod të fundit të ‘Megyn Kelly Show’.

Ajo vuri në dyshim ndikimin që Kim Kardashian ka në shoqëri, duke thënë se ka një ndikim dhe promovim të kotë në mediat sociale. Megyn tha gjatë emisionit të saj se ajo nuk ‘e kundërshton vërtet’ që gratë të dashurojnë trupin ose të tregojnë fizikun e tyre. Por shprehet se: “Ajo që unë kundërshtoj, është se familja Kardashians ka një vëmendje të kotë. Vetëpromovimi jashtë kontrollit fokusohet tek vetja, egoja, klikimet dhe pëlqimet. Ato janë jashtëzakonisht përgjegjëse për këtë në shoqërinë tonë. Kanë pasur një efekt të tmerrshëm në këtë gjë dhe unë i fajësoj. Fotot e tyre i shtyjnë njerëzit drejt qëllimeve sipërfaqësore që janë të paarritshme. Unë mendoj se ajo është “forcë për të keqen”.

“Vëmendja e tyre e kotë dhe e neveritshme është ‘përhapur si flakë’ në shoqëri. Ajo shtoi: “Kultura e selfieve është e neveritshme për mua. Nuk dua të shoh më kurrë një foto të Kim Kardashian. U lodha duke parë gjoksin dhe të pasmet e saj sa herë hap faqet e ‘New York Post’ e ‘Daily Mail’, më vjen për të vjellë. Jo vetëm atë por edhe motrat e saj, ma shpifën”,- shprehet e revoltuar prezantuesja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *