Mediat spanjolle jehonë Rei Manajt: Messi ‘është dashuruar’ me talentin shqiptar

Barcelona B filloi me një fitore 2-1 në shtëpi kundër Alcoyano, në fazën e dytë B. Ekipi është zhytur në luftën për ngritjen në kategorinë e argjendtë të futbollit spanjoll, dhe ‘fajin’ për këtë e ka Rei Manaj, ylli dhe shënuesi më i mirë i ekipit të drejtuar nga Francisco Javier García Pimienta. Sulmuesi i ri shqiptar ka shënuar nëntë gola në 16 ndeshje, një mesatare mbresëlënëse, por që nuk mjafton që atij t’i jepet mundësia të luajë me ekipin e parë.

Ronald Koeman nuk ka shumë besim te Manaj, pavarësisht rekordeve të futbollistit te Barça B, prandaj nuk është e zakonshme që ta shohësh atë në stërvitjet apo thirrjet e ekipit të parë. Por Rei Manaj nuk dorëzohet dhe po tregon me anë të golave se është futbollisti më i rëndësishëm në ekip. Por, që Manaj është i veçantë, për këtë nuk ka dyshime pasi Messi disa muaj më parë tha në Argjentinë se futbollisti shqiptar ishte në mesin e tre talenteve më të mira të La Masía.

Rey Manaj stats | FC Barcelona Players

“Më pëlqen Rei Manaj, ai ka një teknikë të përsosur. Sigurisht të jesh vetëm 24 vjeç nuk të ndihmon shumë, sepse nëse debuton me ekipin e parë, ai automatikisht do të ishte në garë me më të vjetrit”, tha Messi për futbollistin Manaj.

24-vjeçari luan me ekipin kombëtar të Shqipërisë. Synimi i tij është të ndihmojë Barça B të kalojë në divizionin e dytë dhe të vazhdojë të hedhë hapa në karrierën e tij. Rey Manaj ka qenë dikur një nga lojtarët më premtues të Inter Milan, një klub ku ai ndenji për 5 vite, por në Spanjë ai spikati më shumë. Puna e tij e mirë në Albacete i dha atij mundësinë të bashkohej me Barcelonën, e cila pagoi 3 milion euro për talentin shqiptar. Në fund të këtij sezoni, Manaj mund të dalë me një çmim shumë të mirë dhe disa skuadra të Kategorisë së Parë kanë trokitur tashmë në derën e tij. Ajo që është e qartë, është fakti se shpërthimi i tij dhe mesatarja e shkëlqyer e golave të shënuar, i hapin rrugën lojtarit të vazhdojë të rritet në karrierë dhe të konsolidohet jo në një filial, por në një ekip të parë të një lige të shkëlqyer.

OFFICIAL - Inter Sell Manaj To Spanish Club Albacete For €2.5 Million

Përshtati:Priza.al/Burimi:Okdiario
https://okdiario.com/deportes/sinsentido-rey-manaj-estrella-pichichi-del-barca-b-enamora-messi-ira-precio-ganga-7044828

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *