“Ky është rasti për të mbërthyer kryeministrin, ministrat apo zyrtarët!”, Manjani kërkon ndërhyrjen e SPAK për rastin Becchetti

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, kërkon që Struktura e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) të ndërhyjë në rastin “Bechetti”, ku Shqipëria detyrohet të paguajë 110 milion euro. Sipas Manjanit, kjo strukturë është krijuar për të ndërhyrë në raste si ky. për të mbërthyer kryeministrin, ministrat apo zyrtarët që janë në detyrë.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai shprehet më tej me anë të një statusi në Facebook se Shqipërisë i ka ardhur një dëm financiar, tregtar e demokratik, si rezultat i veprimtarisë së paligjshme të zyrtarëve të lartë qeveritarë.

Shqipëria ka humbur gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015. Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi.

Statusi

Shpërdorimi i detyrës (abuse of poëer) është krijuar nga drejtësia penale dhe është shkruar në Kodin Penal si krim, pikërisht për një rast si kjo e Bechettit. Në fakt janë edhe disa raste të tjera tenderash pa garë dhe shkatërrime pasurie publike e private me pasoja të rënda. Por rasti “Bechetti” dallon shumë.

“Pasoja e rëndë” është ajo që dallon shpërdorimin e detyrës nga shkelja e rregullave ligjore si përgjegjësi adminiatrative.

Pasoja në këtë rast është të pakën 110 milion Euro. Pa llogaritur këtu pasojat katastrofike në shoqërisë demokratike në raport me median e lirë dhe lirinë e fjalës e shkatërrimit të konkurrencës së lirë…

SPAK-u u krijua me kompetenca të mbinatyrshme, pikërisht për të ndërhyrë në raste si ky. Për të mbërthyer Kryeministrin, ministrat apo zyrtarët që janë në detyrë.

Po të ishte për për pritur rezultatin e zgjedhjeve apo deklarimet e ambasadorëve, pra për të mbërthyer të rënët nga karrikja, mirë e kishim dhe e kemi prokurorinë e zakonshme…

Republikës së Shqipërisë i ka ardhur një pasojë e rëndë, një dëm financiar, tregëtar e demokratik, si rezulton i veprimtarisë së paligjshme të zyrtarëve të lartë qeveritarë. Kaq duhet të mjaftojë për të hetuar dhe tundur prangat. Çdo shtet do ta bënte këtë.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *