Mediat njohin Berishën kryetar të PD/ Ja përgjigjja e Celibashit për kërkesën e Alibeajt

Kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive, të ndalojë përdorimin e emrin, logo-s dhe simboleve të Partisë Demokratike nga subjekte të tjera zgjedhore, dhe të nisin një hetim administrativ ndaj mediave që sipas tij po konfuzojnë votuesin duke e cilësuar Sali Berishën kryetar të partisë.

Për këtë, Celibashi u shpreh se as AMA e as KQZ nuk ndërhyn mbi mënyrën sesi e kanë politikën editoriale mediat.

“Nuk flitet për pikëpamjet e qëndrimet që media të caktuara mbajnë ndaj udhëheqësve të ndryshëm politik por të një fakti juridik. Nëse ky fakt do pasqyrohet siç duhet, atëherë nuk ka pse presim përgjigje nga AMA.

Çështja e politikës editoriale apo qëndrimet e tyre, është në tërësisht në vlerësim të tyre, as KQZ as AMA nuk  ndërhyn dot. Ne kemi detyrimin të bëjmë me dije këtë fakt juridik. E konsiderojmë të përfunduar me këtë vendimmarrje pa patur nevojë për përgjigje formale nga ana e AMA-s”– tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *