Medalje e artë për Shqipërinë në Lojërat Olimpike! Xhudistja mund në shtëpinë e saj japonezen

Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Lojrat Olimpike në kategorinë 48 kilogramë. Sportistja 25-vjeçare mposhti në finale vendesen nga Japonia Funa Tonaki, duke siguruar medaljen e dytë të artë në Lojrat Olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit që fitoi të artën në Rio 2016.

Pas triumfit, Distria ështëshprehur se “po ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur. Është medalje për vendin, për familjen, për gjithë ata që më kanë mbështetur.

Ka qenë një luftë shumë e vështirë kundër japonezes, sepse Japonia e ka xhudon më të mirë në botë. “Është fillimi, jam ende e re, pretendoi të marrë pjesë edhe në tri Olimpiada, do të vazhdoj të punoj”.

Në fund të luftës, gëzimi ishte i papërshkrueshëm për Krasniqin, që iu bë ëndrra realitet duke fituar medalje Olimpike dhe natyrisht, përqafimi ishte me njeriun që e ka bërë të mundur që xhudistët tona të korrin suksese në botë, Driton Kuka.

/Burimi foto: RTSH2/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *