“Më kishte marrë malli”/ Rama pas vizitës të Thaçit në qeli: I dërgova një arkë me…, habitet Fevziu

Kryeministri Edi Rama ka vizituar dy javë më parë në qeli ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Pas bashkëbisedimit që ka zgjatur pak më shumë se 2 orë, Edi Rama pohoi se Hashim Thaçi është edhe më i bindur për pastërtinë dhe domosdoshmërinë e krijimit të UÇK-së. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama ka nxjerrë në dritë me tepër detaje në lidhje me takimin që ka pasur me Thaçin. Rama ka treguar se arsyeja që ka vizituar Thaçin në Hagë është se e kishte marrë malli.

Pjesë nga biseda në studio:

Blendi Fevziu: Cila ishte arsyeja që vizitove Hashim Thaçin në Hagë?

Edi Rama: Tek ai formulari që unë plotësova, pyetja ishte se cila është arsyeja dhe unë shkruajta “më ka marrë malli”. Arsyeja ishte se më kishte marrë malli.

Blendi Fevziu: E shkruajte sinqerisht atë?

Edi Rama: Natyrisht që sinqerisht.

Gjatë bisedës, kryeministri Rama ka zbuluar se i ka dërguar dhuratë në Hagë ish-presidentit të Kosovës një arkë me libra të cilat lidhen kryesisht me historinë e shqiptarëve.

Blendi Fevziu: Sa kohë qëndruat? Qëndruat disa orë besoj?

Edi Rama: Po kemi qëndruar disa orë.

Blendi Fevziu: Cila ishte tema e bisedës?

Edi Rama: Kemi folur për të gjitha gjërat, kemi folur për shëndetin dhe më ka treguar që për herë të parë qëkur bën analiza, trupi i tij është me të gjitha parametrat optimal. Më ka treguar për stërvitjen që bën, kemi folur për libra të ndryshëm.

Blendi Fevziu: I çove dhuratë?

Edi Rama: Po, një arkë të madhe me libra, por nuk e mori në atë moment sepse duhet të kalonte në një proces… Çova një mori librash. Kryesisht libra që lidhen me historinë e shqiptarëve, që tek Skëndërbeu, tek librat që kanë dalë për Zogun, për fëmijërinë e Zogut. Pastaj libra për Ballkanin dhe kështu me radhë dhe besoj se do t’i pëlqejnë. Besoj se ka lexuar ndonjë tek-tuk por nuk besoj t’i ketë lexuar që të gjithë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *