Me djalin në krah, gruaja e Boris Johnson ndoqi fjalimin e dorëheqjes së bashkëshortit

Ndërsa kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson njoftoi dorëheqjen e tij jashtë 10 Doëning Street, dy persona në turmë e brohorisnin.

Gruaja Carrie Johnson doli jashtë zyrës së shtëpisë së çiftit me vajzën e tyre gjashtë muajshe Romy të lidhur në gjoks.

Carrie dhe një ish-punonjëse e deputetit të Partisë Konservatore, u pa duke duartrokitur dhe brohoritur bashkëshortin e  saj ndërsa ai mbante fjalimin e tij.

Gjatë fjalimit të tij, Johnson dha një mesazh edhe për gruan. “Dua të falënderoj Carrie dhe fëmijët tanë, dhe të gjithë anëtarët e familjes sonë që u është dashur të durojnë kaq shumë për kaq gjatë”, tha ai.

Boris dhe Carrie u martuan në një ceremoni intime në Katedralen Ëestminster në Londër në maj 2021 , duke e bërë atë kryeministrin e parë britanik që u martua në detyrë në gati 200 vjet (që nga Lord Liverpool në 1822).

Vetëm 30 të ftuar u ftuan për shkak të kufizimeve të koronavirusit ende në fuqi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *