Mbreti Charles III nxjerr ‘jashtë loje’ Dukeshën/ “Mos e sill Meghan Markle në Balmoral”

Ditën e sotme Charles III u shpall zyrtarisht sovrani i ri i Mbretërisë së Bashkuar nga Këshilli i Aderimit. Princi William dhe Mbretëresha bashkëshkorte Camilla nënshkruan deklaratën teksa Këshilli i Aderimit ka shpallur Mbret djalin e madh të Mbretëreshës Elizabeth II, e cila ishte një figurë mjaft e dashur për britanikët dhe e respektuar kudo në botë. Shpallja mbret u bë në Pallatin St.James të pallatit mbretëror Buckingham Palace në Londër. Për herë të parë, ceremonia ku morën pjesë mbi 200 persona u transmetua live në televizion.

Mediat britanike raportojnë se Mbreti Charles i ka thënë Princit Harry që të mos e marrë gruan e tij, Meghan Markle me vete në Kështjellë Balmoral ku anëtarët e tjerë të familjes mbretërore i dhanë lamtumirën Mbretëreshës Elizabeth II.

Sipas The Sun, Harry mori një telefonatë nga babai i tij duke i kërkuar që të mos sillte Meghan. Një burim është shprehur se:

Charles i tha Harry-t se nuk ishte e përshtatshme që Meghan të ishte në Balmoral në një kohë kaq të trishtuar. Ai theksoi se dhe gruaja e Princit William nuk do duhet të shkonte dhe se vetëm pjesëtarët më të afërt të familjes duhet të ishin të pranishëm. Charles e bëri shumë të qartë se Meghan nuk do të ishte e mirëpritur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *