Mbi 185 viktima në Sudan, SHBA thirrje për armëpushim

Më shumë se 185 njerëz janë vrarë dhe 1,800 civilë dhe luftëtarë janë plagosur në tre ditët e fundit në Sudan. Përleshjet midis forcave të dy gjeneralëve rivalë që po luftojnë për pushtet kanë sjellë bilancin tragjik.

“Dy palët ndërluftuese nuk japin përshtypjen se duan një ndërmjetësim për paqen në këtë moment,” – tha kreu i misionit të OKB-së, duke theksuar se misionet e ndihmës humanitare në Sudan nuk mund të vazhdojnë në rrethanat aktuale.

Pak më parë Shtëpia e Bardhë bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Sudan, duke sqaruar se zyrtarët amerikanë janë në kontakt me drejtuesit ushtarakë të vendit.

“Na vjen keq për përshkallëzimin e dhunës në Khartoum dhe zona të tjera të Sudanit. Ne bëjmë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar midis Forcave të Armatosura sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë”, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *