Zelensky përsërit thirrjen: Vonesat në furnizimin me armë po kushtojnë shtrenjtë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është shprehur se vonesat në furnizimin e vendit me më shumë armë po shkaktojnë humbjen e jetëve në fushën e betejës.

Gjatë një fjalimi Zelensky përsëriti sërish thirrjen drejtuar ndërkombëtarëve për të ndihmuar me armë vendin e tij.

Presidenti foli gjithashtu për përgatitjen për takimin e ardhshëm të sigurisë në Ramstein, duke thënë se Ukraina pret “vendime të bazuara fort që do të përmbushin perspektivat në fushën e betejës”.

Udhëheqësit e NATO-s dhe të mbrojtjes u takuan në bazën ajrore Ramstein në Gjermani shkurtin e kaluar për të diskutuar ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *