Mbi 1 milion vende të lira/ Gjermania kërkon ‘krah pune’. Shqipëria ndër vendet më të favorizuara, por kush janë kriteret…  

Me qëllim që të shmangë mungesën e punëtorëve dhe anomalitë që mund të krijohen në sistemet ekonomike dhe prodhuese, në Gjermani duhet të ndodhë një migrim i shkallës së gjerë.

Për këtë qeveria federale Gjermane do të nisë që këtë vit marrjen e një reforme të rrufeshme e cila synon organizimin e një emigracioni të shkallës së gjerë, bëjnë të ditura mediat gjermane.

Kjo nënkupton se ambasadat e Gjermanisë në shumë vende të botës do të udhëzohen që të përzgjedhin punonjës të kualifikuar ose jo, por mbi të gjitha të përshpejtojnë procedurat e pajisjes me viza pune.

Kështu deklaroi ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, i cili argumentoi se mungesa e fuqisë punëtore “minon” produktivitetin dhe vë në rrezik tranzicionin e suksesshëm të energjisë.

“Ne tani kemi 300,000 vende të lira të punës dhe ne presim që ky numër të arrijë deri në 1 milion këtë vit”,- tha ai të martën gjatë një konference për media.

“Nëse nuk arrijmë të mbushim zbrazëtirën, ne do të kemi probleme reale të produktivitetit”,- shtoi ai.

Habeck tha se, trajnimet për punë do të ndihmonin shumë, por migrimi më i madh do të jetë thelbësor “për inxhinierët, profesionistët, zejtarët (zanatçinjtë) etj.” dhe profesionet e tjera.

Qeveria federale syrin e ka kryesisht tek vendet e Ballkanit, për plotësimin e numrit më të madh të vendeve të punës për të cilat ka nevojë ekonomia gjermane.

Për këtë gjë, janë përcaktuar një grup shtetesh në Ballkan, të cilave do t’u jepet “drita jeshile” për profesione dhe aftësi të ndryshme, në listën e të cilëve është edhe Shqipëria.

Për vendin tonë dhe tre shtete të tjera nga Ballkani Perëndimor, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, Gjermania për herë të parë në historinë e këtij vendi po shqyrton edhe mundësinë e lejimit të dyshtetësisë, çështje e cila do të diskutohet brenda këtyre muajve të parë të vitit 2022 nga Bundestagu (parlamenti Gjerman).

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *