Mbetet mister vrasja e Alfons Kolës në Itali, çfarë u tha autori hetuesve?

Një ngjarje e rëndë tronditi Italinë në mesjavë, ku protagonistë ishin dy shqiptarë. 52-vjeçari Petrit Gega vrau bashkëatdhetarin e tij Alfons Kola 33-vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi jashtë ambienteve të një lokali në Calcinato të Brescia-s, nën sytë e dëshmitarëve të shumtë.

Autori i vrasjes ka dhënë dëshminë etij para hetuesve italianë. Gega, i cili u arrestua pak kohë pas vrasjes, mësohet se ka dhënë versionin e tij të fakteve, megjithatë mediat italiane shkruajnë se detajet janë të rezervuara.

“Bëhet fjalë për një çështje delikate”, mësohet të jetë shprehur avokatja e 52-vjeçarit, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Gega dhe Kola ishin të dy nga fshati Kallmet i Vogël i Lezhës. Fqinj mes tyre, familjet kishin pasur raporte të mira dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të paqarta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *