Mbështetësit e opozitës thërrasin ‘Rama ik’/ Kryeministri: Këta ikin vetë me vrap

Rama u has sot me një situatë të prapritur, teksa ishte duke mbajtur fjalimin përballë grave në Tiranë. Një mbështetës i opozitës thirri ‘Rama ik’, shumë pranë aktivitetit të PS-së.

Por kjo është marrë me shumë sportivitet nga ana e kryeministrit, i cili tha se po e priste një gjë të tillë, e se këto që flasin në këtë formë janë ‘hudhrat’ e tyre.

“Ja doli, po e prisja. Po e prisja, po e prisja. Nuk ka sesi të mos dalë. Është koncepti në vitin 1936 që vazhdon. Nuk ka si të mos dalë, është po i njëjtë koncept. Partia Demokratike sot natyrisht ka më shumë makina dhe bori, por është ajo makina e agait të rënë nga vakti që me çdo kusht donte të prishte koncertin dhe që i dukej pianoja si gogol. Rama ik thotë ai. E bukura e këtyre që thonë Rama ik, është se ikin vetëm pastaj me vrap. Këta janë hudhrat tona”, tha Rama.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *