Mbahet nesër në Hagë konferenca e pestë mbi çështjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Pritet të mbahet nesër konferenca e pestë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore të rastit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale në Hagë.

Faqja zyrtare e Dhomave të Specializuara ka bërë një njoftim ku thotë se konferenca pritet të fillojë në orën 11:00.

“Për të përcjell seancën nga galeria për publikun ose qendra për median duhet të regjistroheni paraprakisht. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik në [email protected](link sends e-mail) në të cilin do të shënoni emrin dhe mbiemrin, statusin, datën e lindjes, shtetësinë dhe numrin e pasaportës. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është deri të hënën, më 17 maj në ora 17:00. Seanca mund të ndiqet edhe përmes internetit, me një vonesë dhe në këtë rast nuk nevojitet regjistrimi”, thuhet në njoftim.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë. Aktualisht ata po mbahen në paraburgim.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *