“Mazhoranca, të heqë dorë nga tentativa për të kontrolluar politikisht drejtësinë”- Bardhi takohet me reporteren për Shqipërinë!

Deputeti Gazment Bardhi është takuar me raporteren për Shqipërinë në PE, ku bën me dije se fokus i diskutimeve ka qenë reforma Zgjedhore dhe tensionet në Kuvend.

“Isabel Santos, raportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian, e informova për përpjekjet e opozitës që Shqipëria të ketë një Parlament funksional, që respekton të drejtat kushtetuese të opozitës, lejon kontrollin efektiv ndaj Qeverisë, dhe që punon në interes të qytetarëve. Moszbatimi nga Kuvendi i vendimeve të Gjykatës Kushtetutese është minim i parimeve të shtetit ligjor dhe akti më brutal antikushtetues i ndodhur në 33 vite. Mazhoranca duhet të heq dorë nga tentativa për të kontrolluar politikisht institucionet e drejtësisë dhe nga çdo përpjekje për të ndërhyrë në punët e organeve të drejtësisë.

Gjithashtu, e informova për bllokimin 2 vjeçar të Reformës Zgjedhore nga mazhoranca dhe nevojën që ka Shqipëria, si vend kandidat për anëtar të BE, që të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm. E sigurova se për opozitën përmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, garancitë për barazi të palëve në zgjedhje, dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, janë një prioritet jo vetëm i shpallur, por pikënisja e një reforme kuptimplotë zgjedhore, që duhet përmbyllur sa më parë në kohë”, shkruan Bardhi në Facebook.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *