Mashtronin pronarët e makinave luksoze/ Arrestohet 22-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

22-vjeçari Ervin Çobaj ka përfunduar në prangat policisë në Shkodër, pasi përfitonte mjete luksoze përmes mashtrimit.

Ndërkohë në hetim është shpallur edhe një shtetas tjetër, Gentian Çela, pasi dyshohet se duke patur dijeni për këtë veprimtari të kundërligjshme, i përvetësonte këto automjete, me qëllim shitjen.

Këta shtetas, edhe pasi i merrnin në posedim automjetet, nuk e paguanin çmimin e tyre, përmes llogarive bankare.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 automjete luksoze të tipeve “Audi”, “Mercedes-Benz” dhe “Porsche”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për kapjen e shtetasit Çelës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, per veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *