Mashtronin në rrjetet sociale/ Nën hetim tre të mitur

Tre djem 16-vjeçarë po hetohen në gjendje të lirë, për shkak të moshës, nga blutë e Komisariatit nr. 1 në Tiranë. Të miturit kishin hapur një llogari të rreme në rrjetin social “Instagram”, me emrin e një vajze dhe u kërkonim para shtetasve të tjerë, në këmbim të një takimi me të.

Personat që ranë pre e kësaj skeme ishin të moshave të ndryshme, por vetëm njëri prej tyre, konkretisht 23-vjeçari Zejet Ceka e referoi këtë rast në polici. I riu ishte mashtruar nga tre të miturit, të cilët i kishin premtuar atij takime me vajzën e quajtur prej tyre, Megi Zeneli, me emrin e së cilës kishin hapur dhe një llogari. Për këto takime 23-vjeçari, rrëfeu para agjentëve të Komisariatit Nr.1 se kishte paguar 15 mijë Lekë të rinj.

Nisur nga ky kallëzim, uniformat blu u vunë në lëvizje duke identifikuar 3 djemtë të cilët po hetohen në gjendje të lirë për akuzën e ‘mashtrimit’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *