Mashtronin italianët përmes kriptovalutave, sekuestrohen 2 ‘Call Center-a’ në Tiranë

Tre persona janë arrestuar në kuadër të një operacionit të zhvilluar nga policia italiane nën koordinimin e Prokurorisë italian, në bashkëpunim me Policinë Shqiptare dhe SPAK.

Mediat italiane shkruajnë se hetuesit goditën një organizatë të specializuar në mashtrimet përmes tregtimit të rremë në internet. Skema kriminale raportohet se ishte veçanërisht komplekse dhe pastrimi i parave ndodhi në disa vende anëtare të BE-së, duke përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën dhe Gjermaninë, me konvertimin në kriptovaluta.
Ndaj shtetasve shqiptarë të gjithë banues në Tiranë raportohet se janë ekzekutuar masat e arrestit me burg.

Ata akuzohen se kanë mashtruar disa qindra italianë, ku shuma e mashtrimit është disa milionë euro.

Në përfundim të hetimeve u sekuestruan dy call center me mbi 60 kompjutera. Në të njëjtën kohë, në Itali u sekuestrua një server i përdorur nga organizata për të errësuar gjurmët e saj kompjuterike dhe për të penguar hetimet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *