Mashtroi 391 mijë qytetarë/ Ekstradohet bosi turk i kriptomonedhave

Faruk Ozer, bosi i mashtrimit me kriptomonedhat është ekstraduar drejt Turqisë.

Ai akuzohet për mashtrim të 391 000 qytetarëve, me dëm ekonomik 2 miliard dollarë.

Ky shtetas u kap më datë 30 gusht 2022, në Himarë, si rezultat i operacionit policor të koduar “Brain”, të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FAST Albania, DVP Vlorë dhe Interpol Tiranën.

29-vjeçari turk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021, kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij, per veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Mëngjesin e sotëm, specialistët e Interpol Tiranë, ata të Forcës Elitë RENEA dhe shërbimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, shoqëruan në Rinas dhe i dorëzuan homologëve të Interpol Ankarasë, shtetasin F. O., 29 vjeç, me qëllim ekstradimin e tij drejt Turqisë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *