Masakra në ‘mes’ të Tiranës/ Viktima ende i shtrirë në mes të lokalit, atentati u krye nga jashtë

Teksa vijon të zbardhet ngjarja e rëndë në Tiranë, bëhet me dije se viktima ndodhet ende i shtrirë në mes të lokalit, edhe pse kanë kaluar 40 minuta nga ngjarja.

Lokali, ku ndodhi masakra, tashmë është mbushur me forca policore dhe ekspertë të kriminalistikës. Mësohet gjithashtu se grupi i të rinjve që u sulmua përbëhej nga 5 djem që kishin dalë të pinin diçka rreth orës 16:20.

Ndërkohë autorët kanë qëlluar nga jashtë lokalit, duke lënë të vdekur 1 dhe plagosur 3 prej tyre. Mësohet se ata janë vëzhguar më herët nga autorët. Këta të fundit u larguan me një automjet me shpejtësi në drejtim të Laprakës.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Filanto” në Don Bosko, ndërkohë që policia ka ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet. Ende nuk dihen arsyet e këtij sherri apo identitetet e të përfshirëve në ngjarje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *