Masakra në Kaliforni / Ja kush është vrasësi i 8 kolegëve të hekurudhës Santa Clara (Foto+Video)

Punonjësi i transportit publik, i cili vrau 8 kolegë në një hekurudhë të Santa Clara Valley (VTA), Kaliforni, ka një fytyrë dhe një emër. Ai quhet Samuel Cassidy, 57 vjeç, dhe policia ka publikuar foton e tij.

Nga burimet policore bëhet me dije se Cassidy ishte pronar i shtëpisë në lagjen Ramblewood në San Jose, e cila mori flakë në të njëjtën kohë kur ai filloi të shtënat me armë. Federalët evakuuan menjëherë perimetrin e zonës sepse dyshohej për eksploziv. Pasi u shua zjarri ata gjetën lëndë plasëse, armë, municione dhe benzinë në banesë.

Efektivët konfirmojnë së autori është vetë vrarë me armë, pasi efektivët nuk kanë shkëmbyer zjarr kundër tij. Samuel Cassidy ishte punonjës mirëmbajtje i kësaj linje hekurudhore duke filluar nga viti 2012.

Fqinjët e përshkruajnë si një person të qetë dhe shumë miqësor dhe nuk e mendonin të aftë për të bërë diçka të tillë. Ndërsa ish-gruaja tij e përkufizon si një person me dy fytyra, pasi kishte anën e tij të mirë, por edhe një anë të errët e cila vuante nga çrregullimet e humorit. Por ajo deklaroi se ai nuk e ka lënduar asnjëherë fizikisht.

Në fakt mbetet ende mister cili është motivi i cili  shtyu 57-vjeçarin të vishet në mëngjes, të shkoj në punë dhe të ndërmarri një akt kaq fatal.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *