MAS njoftim të rëndësishëm për shkollat në vend

inistria e Arsimit ka njoftuar ditën e sotme se ditën e hënë, më 20 nëntor në të gjitha shkollat e vendit, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet: “Respektimit dhe ndërgjegjësimit për të drejtat e fëmijëve”.

Ky vendim është marrë pasi kjo është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve, teksa synimi është rritja informimit dhe ndërgjegjësimit e të rinjve dhe fëmijëve për të drejtat e tyre. Në 1959, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve. Po më 20 nëntor të vitit 1989 kjo Asamble miratoi Konventën e të Drejtave të Fëmijëve. Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve është traktati më i pranuar botërisht për të drejtat e njeriut në histori. Kjo ditë festohet çdo vit në 20 nëntor për të promovuar bashkimin ndërkombëtar, ndërgjegjësimin e fëmijëve në mbarë botën dhe përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve.

Konventa e të Drejtave të Fëmijëve ndryshoi mënyrën se si fëmijët shikohen apo trajtohen. Fëmijët nuk shikohen më si një “pronë” e prindërve. Ata nuk janë të pambrojtur dhe nuk janë objekt për bamirësi. Një fëmijë është një qenie njerëzore dhe me të drejtë duhet të trajtohet si e tillë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *