Mark Marku: Pushteti lokal i angazhuar në shit-blerjen e votave, paratë janë shpërndarë nga zyrat e bashkive

Kandidati i PD në Lezhë, Mark Marku, është shprehur se Partia Demokratike ka korrur fitoren më të thellë të pluralizmit në Qarkun e Lezhës. Ai zbuloi për mediat se PD ka marrë katër mandate në këtë qark, ndërsa hodhi akuza se mandati i pestë i është vjedhur. Mark Marku tha se kjo fitore ka ardhur nga mënyra se si kanë komunikuar me qytetarët dhe si e kanë bërë fushatën. Sipas kandidat të PD, ka pasur tentativa të shumta për shit-blerje votash nga mazhoranca.

“Ne kemi fituar qytetet, kemi fituar në çdo qendër. Vetëm në Lezhë 4 apo 5 kuti votimi kemi dalë me minus. Ky është një nga rezultatet më të thella që kemi pasur historikisht në Mirditë. Kjo ka ardhur nga mënyra se si ne kemi komunikuar me qytetarët, si e kemi bërë fushatën, dhe padyshim nga aktivizimi i gjithë strukturave të PD.

Ka qenë një mobilizim i përgjithshëm për të rrëzuar Ramën. PD është fituese me 1200 vota. Sipas projeksioneve, në Laç shkojmë te mbi 3 mijë vota, në Lezhë mbi 2 mijë vota. Praktikisht ne kemi të garantuar mandatin e katërt. Në rang kombëtar, mendoj se po mashtrohet opinioni publik. Numërimi ka filluar nga zonat, ku ata e dinin që janë të humbur.

Ka pasur tentativa shumë të mëdha për abuzime shit-blerje vote. Jam i bindur që ka qenë gjithë pushteti lokal i angazhuar në shit-blerjen e votës, paratë janë shpërndarë nga zyrat e bashkive. Jam i bindur se neve na është blerë mandati i pestë. I kemi filmuar duke hyrë e duke dalë, krerët e bashkive ishin shefat e operacioneve të shit-blerjes së votës. Megjithatë paratë që kanë hedhur në fushatë, prapë ne kemi fituar mandatin e katërt”, tha Marku.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *