Maratona e Tiranës/ ‘Paralizohen’ rrugët ditën e shtunë dhe të diel deri në orën 16:00

Policia Bashkiake ka reaguar në lidhje me garën e vrapimit “Fun Run Tirana” me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme dhe aktivitetin ndërkombëtar sportiv “Maratona e Tiranës”.

Lidhur me këtë aktivitet lëvizja e automjeteve do të ndalohet nga ora 8:00 deri 16:00.

Sakaq këshillohet që qytetarët të përdorin sa më pak automjete në mënyrën që të lehtësohet trafiku.

Njoftimi i plotë:

?Njoftim i rëndësishëm❗️

Më datë ?️ 22 Tetor, nga ora ⏰ 09:00-11:00, në ?blv. Dëshmorët e Kombit do të zhvillohet gara e vrapimit ?‍♀️?‍♂️ “Fun Run Tirana”, me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme ?, si dhe më datë 23 Tetor nga ora 08:00-16:00, do të zhvillohet aktiviteti më i madh ndërkombëtar sportiv dhe promovues i vitit, që është “Maratona e Tiranës”.

Në zbatim ? të Urdhëresës Nr. 35934/1 datë 13.10.2022, të Kryetarit të Bashkia Tiranë ? “Mbi organizimin e planit të lëvizjes së automjeteve,gjatë mbarëvajtjes dhe organizimit të aktiviteteve “Fun Run” dhe “Maratona e Tiranës 2022”, nga Policia Bashkiake ?‍✈️?‍✈️në bashkëpunim me Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ?‍♂️, si dhe Policia Rrugore Tiranë ?, është hartuar Plani përkatës i Masave, me detyra konkrete të përbashkëta, duke synuar garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë ?‍♂️ dhe pas përfundimit të garës ?, si dhe menaxhimin e trafikut ?në gjithë qytetin e Tiranës.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se, Bashkia Tiranë ?, në të gjithë perimetrin e garës ?, në funksion të sigurisë, ka vendosur sinjalistikë ? te përkohshme rrugore ?, ndalim qëndrimi dhe pushimi për mjetet ?.

Për sa më sipër, me qëllim sigurinë e garuesve, qytetarëve, parandalimin e aksidenteve rrugore, mbarëvajtjen e Maratonës pa incidente, si dhe lehtësimin e trafikut, u lutemi qytetarëve të Tiranës:

? Të përdorin sa më pak të jetë e mundur automjetet ? private, për lëvizjet e tyre, në datën 22-23 Tetor për të shmangur trafikun në qytet.

? Të mos tentojnë të hyjnë me automjet brenda perimetrit ? të garës, gjatë zhvillimit te garës, pasi kjo është ❌ rreptësisht e ndaluar, si dhe t’u binden menjëherë shërbimeve policore ?‍♂️, në devijimet eventuale të trafikut.

? Të mos parkojnë ?️, mjetet e tyre private, brenda perimetrit të garës, në kundërshtim me sinjalistiken rrugore të vendosur.

? Të lëvizin mjetet e parkuara në rrugët ?️ ku do të zhvillohet gara ?‍♀️, nëse i kanë parkuar disa ditë më parë, pasi në të kundërt, do të spostohen me mjet ngritës, nga shërbimet policore.

? Ata qytetarë ?‍♂️, që do të duan të lëvizin me automjetet e tyre, që ndodhen të parkuara në brendësi të lagjeve ? që ndodhen brenda perimetrit të garës, duhet t’i nxjerrin ato, jashtë perimetrit, përpara ores ⏰ 08:00 të datës 23 Tetor, pasi rrugët do të bllokohen deri në orën 16:00 dhe nuk do të kenë mundësi të hyjnë-dalin, nga zona e perimetrit te garës me automjet.

?Të mos tentojnë të levizin me biçikleta ?‍♂️, monopatina ?, apo motore elektrike, ne rruget ku do te jenë vrapuesit gjatë zhvillimit të gares, pasi kjo do të jetë rreptësisht e ndaluar.

? Këmbësorët ??‍♂️, të bashkëpunojnë me shërbimet policore ?‍✈️??‍♂️ dhe vullnetarët, për të kaluar rrugën, në vendet e përcaktuara, pa u bërë pengesë për vrapuesit.

Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, ju faleminderit ?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *