Manasterliu: Kemi gati vaksinat për gripin sezonal dhe dozat përforcuese anti-Covid

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu ka prezantuar këtë të mërkurë vendimet e qeverisë.

Manasterliu tha se në vend ka mbërritur vaksina kundër gripit sezonal dhe doza të tjera përforcuese anti-Covid.

Sakaq theksoi se është miratuar një projektligj për pavarësinë spitalore.

“Ende kemi infektime me Covid-19. Mbështesim furnizimin me vaksinat, kryesisht pfizer. Nevojiten doza të treta dhe të katërta tek kategoritë e riskut. Do të kemi vaksinën e gripit dhe atë mbështetëse. Gratë shtatëzana, të moshuarit do të vaksinohen menjëherë. Kemi bërë ndryshime në lidhje me cilësinë dhe sigurinë e barnave, kemi vendosur instrumente të reja. Do të mundësojmë koston e barnave, për të pasur inovacion më të gjerë. Ky projektligj përgjigjet për sigurinë e barit. Theksoj se ky projektligj është në përputhje me legjistracionin e Bashkimit Europian. Kemi vendosur që t’i japim autonomi spitaleve. Garanton më shumë akses, siguri dhe të kenë më tepër pavarësi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *