Makina përplas karrocën në Korçë, lëndohen dy persona

Një aksident ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në orën 19:50, ku një makinë ka përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një kafshë dore, ku janë lënduar personat që përdoronin karrocën.

U mësua se të plagosurit u dërguan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, drejtuesi i makinës është shoqëruar në ambientet e Policisë për  veprime të mëtejshme  procedurale.

Njoftimi i plotë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 14.09.2022, rreth orës 19:50, në aksin rrugor Korçë-Voskopjë, pranë fshatit Goskovë, shtetasi E. Q., duke drejtuar mjetin “Ford”, është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një kafshë dore.

Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi L. Z., që përdorte karrocën dhe  shtetasja M. K., që ndodhej në karrocë, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit tip “Ford”, shtetasi E. Q., është shoqëruar në ambientet e Policisë për  veprime të mëtejshme  procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *