Makina e tij përfundoi poshtë kamionit, kush është studiuesi shkodran që humbi jetën në aksidentin tragjik

Detaje të reja janë hedhur në dritë, lidhur me aksidentin fatal që ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë kryqëzimit të Dajçit, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Për fat të keq, nga ky aksident humbi jetën një 55-vjeçar. Burime nga policia bënë me dije se ka ndërruar jetë studiuesi Eduard Grishaj, pasi makina e tij u përplas me një kamion.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, ku makina e Grishaj është shtypur e gjitha, dhe ka përfunduar poshtë kamionit. Eduard Grishaj ishte studiues dhe përgjegjës i fondit ‘Pipa’ në Bibliotekën e Muzeut Historik Shkodër.

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka përcjellë një mesazh prekës për mikun e saj të ndjerë Eduard Grishaj. Ajo shkruan me anë të një postimi në Facebook se Grishaj ishte një intelektual me kontribut për kujtesën, kulturën dhe artin në Shkodër, që do t’i mungojë familjes dhe qytetit.

Statusi

Një lajm shumë i trishtë sonte! Një koleg dhe mik sot u nda nga jeta në një aksident të rëndë.

Eduart Grishaj, një intelektual, me kontribut për kujtesën, kulturën dhe artin në Shkodër, do ti mungojë familjes, miqve e Shkodrës.

Largimi i papritur dhe shumë i parakohshëm nga jeta, na ka hidhëruar të gjithëve.

Ngushëllime familjes, të afërmëve. Pushofsh në paqe Edi!

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *