Makina del nga rruga dhe bie nga ura, ndërron jetë një 41-vjeçar në Korçë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Policia bën me dije se një makinë tip Audi ka dalë nga rruga në fshatin Polenë duke rënë nga ura. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një pasagjer 41-vjeçar ndërsa drejtuesi i mjetit me iniciale T. B. ndodhet në spital.

Njoftimi i plotë:

Korçë/Informacion paraprak. Më datë 08.08.2021, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Polenë, Korçë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë nga ura e këtij fshati, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin T. B.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit T. B. dhe shtetasi A. Z., rreth 41 vjeç, banues në Korçë, pasagjer në mjet, i cili pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u transportua për mjekim të specializuar në Tiranë, ku ndërroi jetë. Drejtuesi i mjetit, ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *