Luizi ‘kapet’ me Efin: Çohu me fjalë se…

Luiz Ejlli duket se sot është i vendosur që të mos i lejojë 3 finalistët e tjerë rehat. Pasi trembi Dean duke qëndruar në oborr, më pas është ‘kapur’ me Efin.

Teksa Efi ishte e shtrirë në krevat, ai shkon pranë saj dhe i thotë ‘çohu se do vijë një zarf’.

E kur ajo refuzon që të çohet, këngëtari e ‘kërcënon’ dhe i thotë të çohet me fjalë se sa ta ngrejë ai ndryshe.

Biseda mes tyre:

Luizi: Çohu se do vijë një zarf, për Zotin.

Efi: Nuk më ka dalë akoma efekti…

Luizi: Do të çohesh me fjalë apo me të tërhequr kështu, si ke qejf?

Efi: Mos më bëj mua kërcënime, ik andej

Luizi: Kemi variantin tjetër, i kemi gjërat në rregull aty poshtë. Çohu pra. Hajde se jashtë janë duke qëndruar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *