Luizi i përmend ish-partnerin e saj, reagimi i Oltës nuk duhet humbur

Aktorja Olta Gixhari ka qenë në një lidhje disa mujore me ish-banorin e ‘Big Brother 1’, Olsi Mingomataj i njohur si ‘Olsi i Noçes’.

Historia e dashurisë mes Olta Gixharit dhe Olsit nisi në vitin 2011 gjatë “Dancing With the stars” ku të dy ishin konkurrentë, por nuk zgjati më shumë se 4 muaj.

Ndërkohë, gjatë një bisede mes banorëve në ‘BBV2’ ku diskutohej për çiftet që mund të kenë kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë, Luizi përmendin rastin e Noçes dhe Olsit.

Menjëherë reagoi Olta e cila i kërkoi të mos përmendte emra, duke shtuar se “kjo nuk është konfirmuar asnjëherë”.

Pjesë nga diskutimi:

Luizi: Në Big Brother kanë pas kryer marrëdhënie seksuale Noçja me atë Olsin

Olta: Mos përmend emra

Luiz: Ka dalë publike

Olta: Nuk është konfirmuar asnjëherë

Luiz: Nuk është konfirmuar, këtë se di

Olta: Mos përmendni emra ore, se kjo është histori i çik e rëndë…

Olsi është një nga banorët e “Big Brother 1”, i cili u bë i famshëm për lidhjen e tij brenda shtëpisë me Noçen dhe për braktisjen live të të dashurës brenda spektalit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *