“#LuizEjlli” Kontrabandistët vijojnë ‘fushatën’ në Tik Tok. Çmimi drejt Britanisë…

Media britanike “The Telegraph” shkruan se kontrabandistët shqiptarë kanë ulur çmimet për emigrantët që duan të kalojnë kanalin për të shkuar në Britaninë e Madhe.

Në një shkrim të publikuar sot shkruhet se “çmimin e kanë ulur në 3 mijë paund”. Kjo edhe për të kundërshtuar efektin frenues të planeve të qeverisë britanike.

Ata vazhdojnë të përdorin platformat e mediave sociale, sic është Tik Tok për të bërë reklamime.

“Bandat pretendojnë se kushdo që arrin nuk do të deportohet në Shqipëri dhe ka të ngjarë të lirohet brenda 48 orëve në një përpjekje për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për të anuluar legjislacionin e saj të ri sipas të cilit kushdo që hyn ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar do të deportohet në një vend të tretë si Ruanda”, shkruan gazeta britanike.

Moti i përmirësuar këtë javë bëri që 437 migrantë të kalojnë Kanalin me varka të vogla të mërkurën, numri më i lartë në një ditë të vetme deri më tani këtë vit.

“Bandat e kontrabandës së njerëzve po përdorin emrin me hashtag të Luiz Ejllit, një prej personazheve të Big Brother VIP në Shqipëri, në përpjekje për të çuar trafikun në faqet e tyre në TikTok”, raporton “The Telegraph”.

Duke përdorur #luizejlli, një reklamë në TikTok në fillim të kësaj jave përdor një foto në sfond të një varke shpëtimi që zbarkon emigrantët e shpëtuar nga Kanali në Dover dhe u thotë klientëve: “Për të gjithë shqiptarët që janë në Francë. Kontaktoni DM. Çmimi 3000 £. Kalimi nesër.”

I pyetur nga një gazetar i fshehtë shqiptar se cili ishte çmimi për dy të rritur dhe një fëmijë gjashtë vjeç, anëtari i bandës u përgjigj: “6000 £, falas për fëmijën. Pagesa në mbërritje.”

I pyetur për mundësinë e deportimit në Shqipëri, kontrabandisti i njerëzve tha: “Askush nuk do t’ju kthejë në Shqipëri. Ata do t’ju mbajnë vetëm 48 orë në paraburgim dhe më pas do t’ju dërgojnë në hotele.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *