Luiza Gega triumfon në garën e 5 mijë metrave në Poloni

Luiza Gega triumfon në një tjetër garë evropiane. Atletja shqiptare fitoi në garën e 5 mijë metrave në Kampionatin Ekipor Evropian që po zhvillohen në Poloni.

Gega dha kohën 15 minuta 32 sekonda dhe 39 të qindtat në kampionatin ekipor që po mbahet në Krakov. Në këtë mënyrë Luiza konfirmon edhe njëherë formën e mirë fizike që atletja ka.

“Nuk ishte garë e lehtë. Vajza që doli e dyta është e treta në botë ka dalë kampionë Europe në 2018 dhe e dija që, nëse do të mbaja deri në fund atë ritëm, do të dilja e para, sepse unë di që jam më e shpejtë se ajo. Jam sportistja më e shpejtë dhe e ndjeja veten komode.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *