Luiza Gega mbështet Veliajn: Unë e di mirë si janë garat, ti ke dashurinë dhe vullnetin për punën

Kampionia e Europës në Atletikë Luiza Gega i është bashkuar listës së gjatë të sportistëve dhe artistëve që i urojnë fitoren kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit.

Në një videomesazh, Gega thotë se Veliaj ka dashurinë dhe vullnetin për punën.

“Përshëndetje Erion! Unë e di mirë sesi ndihesh deri diku, si para një gare dhe unë e di mirë sesi janë garat. Unë e di që ti ke çelësin e suksesit, dashurinë për punën, vullnetin për punën dhe kjo është e dukshme. Suksese! Ashtu siç më uron edhe ti mua, të uroj edhe unë ty fitoren”, thotë Luiza Gega.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *